NJOFTIM PËR STUDENTËT E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE, PËR ULJE TË TARIFËS VJETORE TË STUDIMIT NË MASËN 50%

Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të dytë të studimeve, sipas VKM-së nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, institucionet publike të arsimit të lartë”,

Të paraqesin dokumentet përkatëse provuese për të përfituar uljen në masën 50%  nga tarifa e shkollimit (origjinale ose fotokopje të noterizuara), deri në datë 09 dhjetor 2019, si vijon:

1. Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr studenti;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

2. Studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga Ligji nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendim i KMCA-së për punë i familjarit me aftësi të kufizuar;
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr familjari me aftësi të kufizuar;
  • Vërtetim i ndihmës ekonomike të plotë apo të pjesshme, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  • Certifikatë familjare;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

3. Studentët familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim i ndihmës ekonomike të plotë apo të pjesshme, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

4. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;

  • Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
  • Dokument/e që vërteton/jnë se të ardhurat vjetore të familjes janë të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve (ku përfshihen: 1. vërtetim papunësie e prindit që jeton ose nëse është në punë vërtetim pagese; 2. Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Rajonale Korçë që aplikanti dhe të gjithë familjarët e tij nuk kanë pronë/prona, përveç banesës që jeton, nëse disponon; 3. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, që aplikanti dhe të gjithë familjarët e tij nuk kanë biznes në emër të tyre; 4. Si dhe çdo dokument tjetër që aplikanti (familja e tij ka) që vërtetojnë të ardhura të pamjaftueshme);
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë vdekjeje e prindit të ndarë nga jeta;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

5. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Fotokopje e noterizuar e librezës së statusit të jetimit, të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

6. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendimi i gjykatës i formës së prerë për humbjen e kujdestarisë prindërore;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

7. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim për përfitimin e statusit ligjor për trajtim si viktimë e trafikut të qenieve njerëzore nga Drejtoria e Përgjithshme Antitrafik në Ministrinë e Brendshme;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

8. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim apo dokument tjetër nga ministria/institucioni përgjegjës që konfirmon se studenti është fëmijë i punonjësit të Policisë së Shtetit/të Gardës së Republikës/të Shërbimit të Kontrollit për çështjet e Brendshme dhe Ankesat/të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin/të Forcave të Armatosura/të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

9. Studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Deklaratë noteriale nga studenti që vetëdeklaron të qenurit e tij rom apo ballkano-egjiptian.
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

10. Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Dokument që vërteton përkatësinë në këtë shtresë sociale, lëshuar nga shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).

11. Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore të ponderuar 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë);

* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga sekretaritë mësimore.

12. Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore të ponderuar 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga sekretaritë mësimore.

Studentët aplikojnë për ulje në masën 50% nga tarifa e shkollimit, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim, me dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve në momentin e regjistrimit pranë institucioneve publike të arsimit të lartë ose në momentin që plotësojnë kriteret. Çdo aplikantë duhet të plotësojë “FORMULARIN E APLIKIMIT PËR ULJE NË MASËN 50% NGA TARIFA E SHKOLLIMIT”, të cilin do ta dorëzojnë në njësinë kryesore (fakultet) së bashku me dokumentat përkatëse, sipas kategorisë që ka.

Individët që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël. Në këtë rast studentët përballojnë koston e plotë të studimeve.


FORMULARI I APLIKIMIT (PDF)

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com