NJOFTIM PËR PREZANTIMIN E BURSAVE CHEVENING

Ju njoftojmë se prezantimi i bursave Chevening do të zhvillohet ditën e nesërme datë 13 tetor 2020 në mjediset e Bibliotekës së Re të qytetit duke filluar nga ora 16:30.

Chevening është një program prestigjioz i qeverisë britanike i cili mbështet me bursë të plotë studimet një vjeçare master në çdo universitet të Britanisë së Madhe.

Chevening synon të mbështesë të gjithë ata të rinj dhe profesionistë të angazhuar që kanë një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë dhe përkushtohen për të sjellë ndryshime pozitive.

Aplikimet për bursat “Chevening” mbyllen në datën 3 nëntor 2020.

Nëse mendoni që Chevening mund të jetë për ju, na u bashkoni në një sesion informimi me Ambasadorin Britanik Duncan Norman dhe Koordinatoren e Programit Chevening Deni Sanxhaku për të mësuar më shumë rreth tij.

Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në faqen e facebook në Qendra e Karrierës dhe Alumnit.