NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN PROFESIONAL NË PROGRAMIM NË SAP

Smartwork shpk pjesë e grupit italian Altea Federation, në bashkëpunim me iKons South East Europe, ju ofrojnë trajnim profesional falas në programim në SAP.

Gjate muajit shkurt, Smartwork do të nisë një trajnim 3 mujor i organizuar dhe zhvilluar nga profesioniste të fushës. Bootcamp pritet do të nisë në datën 15 Shkurt.

Trajnimi do t’iu ofrohet jo vetëm studenteve apo të sapo diplomuarve, por dhe të punësuarve që mund të kenë eksperiencë në programim.

Profili i dëshiruar i pjesëmarrësve ne Bootcamp/trajnim është:

• Profesionist me eksperiencë të mëparshme në programim, të gatshëm për të kaluar në një teknologji të re si SAP.

• Të sapodiplomuar në informatikë, shkenca kompjuterike apo degë të tjera të ngjashme.

• Njohuri mbi programimin dhe dëshirë për të trajnuar më tej në gjuhë të ndryshme programimi.

• Njohje shumë e mire e gjuhës angleze.

• Njohje e gjuhës italiane apo gjermane përbën avantazh.

Përzgjedhja e kujdesshme e kandidatëve do të behet nga profesionist të Smartwork dhe kompanisë partenere iKons.

Parashikohet që në Bootcamp të marrin pjesë 15-30 pjesëmarrës. Ku minimalisht 3 pjesëmarrës do të jenë nga Korça.

Pjesëmarrja në Bootcamp është pa pagese dhe synohet të ndërthurë ndjekjen online me prezencën në mjediset e Smartwork (kjo mbetet opsionale në varësi dhe të kufizimeve)

Programi i Bootcamp përmban trajnim teorik dhe praktik në programimim për platformën SAP.

Pjesëmarrësit do t pajisen me certifikat e cila dëshmon pjesëmarrjen n këtë Bootcamp.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e e-mail: alrecruiting@smartworknet.eu me subjekt Bootcamp on SAP.