NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KURS TË SPECIALIZUAR PËR MARRËDHËNIEN ME MEDIAT DHE TË FOLURIT ME PUBLIKUN

Shoqata Kulturore Vizion-M në Tetovë në bashkorganizim me Akademinë për Diplomaci dhe Protokoll, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Kursin e Specializuar “Marrëdhënie me Mediat dhe të Folurit me Publikun”.

Ky kurs ka për objektiv përgatitjen e studentëve për prezantime zyrtare dhe avancim të njohurive akademike për bashkëpunimin me mediat.

Temat do të përfshijnë konventat kulturore dhe të folurit, perceptimet e të tjerëve, mesazhet verbale dhe joverbale dhe teknikat e prezantimit në të folur dhe në të shkruar duke përfshirë edhe rolin e zëdhënësve, zyrtarëve për komunikim me publikun dhe fushëveprimtarinë e zyrave për media.Studentët do të mësojnë se si të hulumtojnë, përshkruajnë dhe japin prezantime të shkurtra, formale dhe joformale, si dhe fjalime më të gjata politike.

DATAT E ZHVILLIMIT TË KURSIT: 19-21 shkurt 2021.

VENDI I ZHVILLIMIT: Tetovë, Maqedonia e Veriut.

KUSH MUND/ DUHET TË MARRË PJESË:
• Diplomatë të rinj.
• Përfaqësues të Qeverisë.
• Stafi i organizatave ndërkombëtare.
• Diplomatë në detyrë.
• Zyrtarë të komunikimit.
• Zyrtarë të protokollit.
• Menaxherë dhe drejtues biznesi.
• Konsulentë të PR.
• Planifikues të takimeve.
• Organizator të ngjarjeve.
• Asistentë personalë dhe sekretarë.
• Profesionistë administrative.
• Konsulent të marrëdhënieve njerëzore.
• Ata të cilëve profesioni u kërkon komunikimin dhe shoqërimin në tregun global.
• Ata që dëshirojnë të mprehin, rifreskojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre mbi komunikimin të folurit dhe etiketën e raporteve ndërnjerëzore ndërkombëtare në fushën e biznesit dhe diplomacisë.

INVESTIMI JUAJ PËR TRAJNIM PËRFSHIN:

• Dy ditë të plota dinamike, që përshijnë ligjërata dhe ushtrime (nga ora 09:00 – 16:00),
• Kafe pauzat dhe pije freskuese gjatë sesioneve.
• Një darkë solemne.
• Dy mëngjese për pjesëmarrësit.
• Trajnim interaktiv, në të cilin pjesëmarrësit do të ndahen në role të ndryshme.
• Materiale dhe literaturë gjithëpërfshirëse për pjesëmarrësit që të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe pas kryerjes së kursit.
• Shpjegim në detaje të kodit të veshjes dhe termeve në ftesat zyrtare dhe organizimin e ngjarjeve diplomatike.
• Certifikimi i pjesëmarrësve.

PËRFITIMET TUAJA NGA KY KURS:

• Për të rritur dhe përsosur përdorimin e gjuhës tuaj publike.
• Për të qenë në gjendje që të organizoni një zyrë shtypi dhe të marrëdhënieve me media.
• Për të përsosur imazhin tuaj profesional publik.
• Të përgatiteni që të rrisni vetëbesimin tuaj në marrëdhëniet me publikun, marëdhënieve ndërkombëtare dhe prezantimet publike.

LIGJËRUESIT/TRAINERËT:
Dr. Sc. Sabri Kicmari, Ambasador i Kosovës
Mr. Sc. Besim Salihu, Drejtor Ekzekutiv i ADP-s
Mr.Sc. Mirjeta Avziu, Eksperte për Media

PAGESA PËR PJESËMARRJE:

Pjesëmarrja në tërësi në këtë kurs ka një kosto prej 25 euro, të cilën secili pjesëmarrës duhet ta paguaj, bazuar në udhëzimin në fletë pranim.

Për konsultime ose pyetje, ju lutem kontaktoni në email: adp.nmkd@gmail.com ose +38970252570

REGJISTRIMI PËR PJESËMARRJE:

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një formë regjistrimi në këtë model për pjesëmarrje deri me datë 18 shkurt 2021, ora 12:00,
https://form.jotform.com/203326121444847