NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË RINISË

Të nderuar studentë!

Ju informojmë se prej datës 5-10 nëntor 2020 do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Rinisë: “EUROPEAN VALUES FOR THE FUTURE OF THE SOUTHEASTERN EUROPEAN COUNTRIES”.
Qëllimi kryesor i Konferencës Ndërkombëtare të Rinisë është mbështetja e udhëheqësve të rinj energjikë dhe të përkushtuar nga Evropa Juglindore, për të punuar për një të ardhme evropiane të rajonit të EJL-së. Kjo konferencë tenton të promovojë vlerat evropiane midis komuniteteve dhe shoqërive të ndryshme.
Kjo konferencë do të bëjë së bashku 80 pjesëmarrës nga vendet e rajonit të Europës Juglindore (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia) dhe të ftuar nga të rinjtë partnerë të organizatave nga Gjermania, Franca dhe Polonia në rolin e mentorëve.
Formati i aplikimit gjendet në linkun:

http://www.krusevoconference.org.mk/application.php

Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2020.

Në këtë konferencë mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga mosha 16 vjeç, të cilët janë të motivuar dhe të interesuar për të pasqyruar mendimet dhe qëndrimet e tyre, si edhe të luajnë një rol aktiv në të.

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikimin on-line, të presin për rezultatet e përzgjedhjes dhe të blejnë biletë prej 25 Euro për regjistrimin.

Informacione të hollësishme në lidhje me konferencën mund të gjenden në:

http://www.krusevoconference.org.mk/