NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E GARËS SË STUDENTËVE “COVID 19” NGA KËSHILLI BRITANIK

Këshilli Britanik organizon Garën e Studentëve – COVID 19 si pjesë e Programit të Angazhimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Britanik ka publikuar thirrjen për të gjithë studentët e talentuar që jane duke studiuar dhe atyre që kanë përfunduar studimet (18-30 vjeç) për të krijuar zgjidhje të politikave dhe për të adresuar sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19. Studentët do të kenë mundësi për të shkuar në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme me të cilat bota po përballet sot.

Pesë individët/ekipet më të mira do të kalojnë në finalen online dhe do të kenë mundësinë për të përfituar një kurs online në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Gara është e hapur për individë dhe ekipe deri në 3 anëtarë.

Afati i fundit për aplikim: 8 dhjetor 2020

Për më shumë informacione mbi programin, aplikimin, përfitimet dhe datat kryesore klikoni linkun:

https://www.britishcouncil.al/programmes/education/sep/policy-challenge