NJOFTIM PËR MUNDËSI INTERNSHIPI/PUNËSIM PRANË KOMPANISË SMARTWORK

Smartwork Sh.p.k. është një kompani konsulence teknologjike që është themeluar në vitin 2017 nga një degë e “Deloitte Albania” dhe “Altea Federation”, një nga kompanitë IT më të mëdha në Itali. 

Në këtë moment kompania ka 130 punonjës dhe po punon me klientët më të mëdhenj në Itali & Evropë. Synimi i radhës është hapja e një zyre të re në qytetin e Korçës, ndaj të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) tek alrecruiting@smartworknet.eu me subject: Korca recruiting (emrin tuaj)

Kriteret:

  1. Të jenë në përfundim të studimeve “Bachelor” ose “Master”, ose t’i kenë përfunduar.
  2. Programet e studimit që përbëjnë avantazh: “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” (TIK); “Inxhinieri-Informatikë”; “Ekonomi”; “Informatikë Ekonomike”; “Informatikë-Matematikë”; “Telekomunikacion” etj.
  3. Të zotërojnë mirë gjuhën angleze, avantazh është gjuha italiane.

 Kandidatët e përzgjedhur do të mirëpriten për një intervistë, ditën e premte dt. 21.02.20, ora 11:00-16:00 pranë, Bibliotekës së Re të Qytetit, kati I.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com