NJOFTIM PËR MATURANTËT 2019

Të dashur maturantë!

Ju njoftojmë se për të aplikuar në programet tona të studimit, paraprakisht ju do të kryeni këto veprime:
1. Aplikimi do të kryhet në portalin U-ALBANIA, deri më 25 korrik 2019, duke klikuar në adresën: https://aplikimi.ualbania.al/login

2. Klikoni te butoni MATURANT.

3. Vendosni ID e MATURËS dhe NUMRIN PERSONAL (të Kartës së Identitetit).

4. Do të shfaqet faqja me të dhënat tuaja personale.

5. Shkoni te seksioni “FATURA” dhe klikoni te butoni SHKARKO.

6.  Printoni faturën dhe së bashku me të kryeni pagesën në bankë (në çdo bankë të nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare).

7. Mandatin e pagesës dhe faturën dorëzojini në shkollën ku keni përfunduar maturën.

Vetëm duke kryer këtë procedurë mund të vazhdoni më tej me aplikimin për programet e studimit që ofron Universiteti "Fan S. Noli", Korçë.

SUKSESE!

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com