NJOFTIM PËR MATURANTËT !

Në datat 21-23 gusht hapet sistemi i maturës për plotësimin e formularit A1/A1Z për maturantë/kandidatë që nuk e kanë plotësuar atë në raundin e parë.

  • Aplikimi i maturantëve/kandidatëve me formularët A1 dhe A1Z bëhet në “Portalin e Maturës Shtetërore” online www.matura.qsha.gov.al .
  • Maturantët para 2018, duhet të marrin në DAR Korçë (ose në DAR përkatës) vërtetimin e vlerësimit të provimeve të “Maturës Shtetërore”, më pas kanë të drejtë të bëjnë aplikimin në shkollën ku kanë përfunduar maturën.

Në periudhën 15-20 shtator 2018 do të kryhet procesi i aplikimit online për RAUNDIN E DYTË në portalin U-Albania. Në këtë raund kanë të drejtë të aplikojnë në një nga programet e studimit që ofron Universiteti "Fan S. Noli" të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore, por që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë.

Programet e studimit që ofron Universiteti “Fan S. Noli”:

  • Program profesional 2- vjeçar "Shërbim Social"
  • Program profesional 2- vjeçar "Menaxhim Biznesi Bujqësor"
  • Program profesional 2- vjeçar "Teknika të prodhimit të farave dhe fidanëve"
  • Program profesional 2- vjeçar "Menaxhim Veterinar"
  • Program profesional 2- vjeçar "Asistent Menaxher"
  • Program profesional 2- vjeçar "Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv"
  • Program profesional 2- vjeçar "Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme"
  • Për programet profesionale 2-vjeçare nuk ka kriter note mesatare.
  • Bachelor në "Agroushqim"
  • Bachelor në "Menaxhim Agrobiznesi"
  • Bachelor në "Inxhinieri Agronomike""
  • Bachelor në "Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë"
  • "Bachelor" në "Histori-Gjeografi"
  • "Bachelor" në "Mësuesi për Arsimin Fillor "
  • "Bachelor" në "Mësuesi për Arsimin Parashkollor"
  • "Bachelor" në "Gjuhë Angleze"
  • "Bachelor" në "Gjuhë dhe Kulturë Frënge"
  • "Bachelor" në "Gjuhë- Letërsi"
  • "Bachelor" në "Filozofi-Sociologji"
  • "Bachelor" në "Administrim dhe Politika Sociale"
  • "Bachelor" në "Teknologji Informacioni"
  • "Bachelor" në "Matematikë-Informatikë"
  • "Bachelor" në "Matematikë-Fizikë"
  • "Bachelor" në "Infermier i përgjithshëm"
  • "Bachelor" në "Mami"
  • "Bachelor" në "Biologji- Kimi"
  • "Bachelor" në "Biznes dhe Tregti"
  • "Bachelor" në "Informatikë Biznesi"
  • "Bachelor" në "Ekonomiks"
  • "Bachelor" në "Financë - Kontabilitet"
  • "Bachelor" në "Menaxhim"
  • "Bachelor" në "Administrim Biznesi në Turizëm"
  • "Bachelor" në "Administrim Biznesi në Marketing"

Ju mirëpresim në Universitetin tonë,

Suksese!

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com