NJOFTIM MBI THIRRJEN E VITIT 2020 PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE EKSELENTË NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE

Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësimin me kontratë të përkohshme 1 vjeçare të studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore, konkretisht për grupet e pozicioneve si vijon:

  1. Specialist (inspektor) IV-b, Sektori i Inspektimit Mjedisor, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Berat / Elbasan / Korçë

Lloji i diplomës: Një nga degët e Universitetit Bujqesor; Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Juridike; Shkenca Mjedisore; Shkenca Natyrore;

Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  1. Specialist (për Statistikën) IV-b, Sektori i Ekstensionit Bujqësor, Korçë, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë

Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike

Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  1. Doganier IV-a, Zyra e Mbikëqyrjes Doganore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave - Dogana Kapshticë

Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Inxhinierike; Shkenca Natyrore

Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  1. Specialist (jurist) IV-b, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Berat / Elbasan / Korçë

Lloji i diplomës: Shkenca Juridike

Niveli minimal i diplomës: Bachelor

  1. Specialist (Pa Grada/Tituj Shkencorë) IV-a, Sektori i Punës Racore, Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë

Lloji i diplomës: Zootekni

Niveli minimal i diplomës: Bachelor

Afati për dorëzimin e dokumentave: 4/12/2020

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të kandidatit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:
http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni linkun:

http://www.hrm.gov.al/ShowStudentsPublication.aspx?ID=5