KONKURS PËR PERSONEL AKADEMIK

NJOFTIM

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 64, pika 1, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë shpall konkurs për personel akademik  si më poshtë :

A-    Fakulteti i Bujqësisë

1.         Personel akademik me kohë të plotë për “Biologji-kimi” pranë Departamentit të Agroushqimit (një vend)

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë :

·         Të ketë përfunduar studimet universitare në universitetet brenda ose jashtë vendit në biologji-kimi.

·         Të ketë notë mesatare të përgjithshme të studimeve universitare mbi 8,5 dhe të lëndëve të specialitetit mbi 9.

·         Të ketë diplomë “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse (në pamundësi duhet të ketë përfunduar “Master Shkencor” në fushën përkatëse me notë mesatare mbi 8,5)

·         Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi nga UT ose me çertifikatë të njohur ndërkombëtare.

Kriteret të veçanta :

Preferohen kandidatët të cilët :

·         Kanë fituar gradë ose titull shkencor

·         Kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jashtë vendit.

·         Kanë përvojë në mësimdhënien universitare në lëndët që do të mbulojnë si edhe në fushat sipas specialitetit.

·         Kanë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

·         Kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit në fushën e specialitetit përkatës.

 

B-    Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

1. Personel akademik me kohë të plotë për lëndën e psikologjisë pranë Departamentit të Edukimit (një vend)

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë :

·         Të jetë i diplomuar në Psikologji dhe të mbajë gradën shkencore Dr/PhD.

·         Të ketë notë mesatare të përgjithshme të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve universitare në fushën përkatëse mbi 8,5.

·         Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kriteret të veçanta :

·         Të ketë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë.

·         Të ketë dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja.

·         Të ketë referenca pune për rezultate të larta nga punëdhënësi i fundit.

·         Të dokumentojë pjesëmarrjen në veprimtari shkencore, si dhe botime të ndryshme.

Kandidati që ka gradën Dr./PhD të paraqesë në intervistën para komisionit “ad hoc” një program për fushën lëndore në të cilën ai/ajo konkurron.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm :

1.      Kërkesë për aplikim për vendin e punës.

2.      Curriculum vitae.

3.      Fotokopje të diplomave dhe listave të notave të noterizuara.

4.      Fotokopje të kartës së identitetit.

5.      Fotokopje të diplomës/certifikatës së gjuhës së huaj dhe të kualifikimeve të tjera të noterizuara.

6.      Fotokopje të librezës së punës ose vërtetime për punën e kryer më parë, nëse ka.

7.      Vlerësim nga punëdhënësi i fundit, nëse ka qenë i punësuar.

8.      Vetëdeklarim mbi gjendjen gjyqësore.

9.      Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit.

10.  Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga MARS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.

Dokumentet do të dërgohen në rrugë postare, në adresën: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Shëtitorja “Rilindasit”

Dokumentet do të dorëzohen brenda 14 ditëve kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.

Shpallja e fituesit do të bëhet brenda 7 ditëve nga përfundimi i dorëzimit të dokumenteve.  

 

                                                               REKTORI

                                                         Prof. dr. Ali Jashari

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet