FILLOI PROCESI I APLIKIMIT ONLINE PËR RAUNDIN E DYTË NË PORTALIN U-ALBANIA (15 - 20 SHTATOR 2018)

Në periudhën 15 - 20 shtator 2018 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) preferenca, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/AIZ dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

  1. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;
  2. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
  3. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
  4. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar nënë portalin e aplikimit universitar U-ALBANIA).

Deri më datë 10 shtator 2018, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, për të gjithë maturantët/kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e sesionit të dytë (sesioni i vjeshtës), menjëherë pas publikimit të rezultateve të provimeve të këtij sesioni, hidhen në Portalin Online të Maturantit, të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.

DAR/ZA-t marrin masa për krijimin e kushteve (mjedise, asistencë teknike, këshilluese, etj.) për ťi ofruar maturantëve/kandidatëve ędo ndihmë të kërkuar lidhur me procesin e aplikimit për pranim në IAL.

Maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit në Portalin UAlbania, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2 000(dy mijë) lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifă së aplikimit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com