Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Qendra e Karrierës Studentore

Qendra drejt suksesit! – Prej Universitetit në karrierë!

 

Qendra e Karrierës funksionon prej nëntorit të vitit 2012. Ajo u krijua si një zyrë për të ndihmuar studentët të  hedhin hapat e para profesionalë.

Qendra e Karrierës Studentore është ura lidhëse midis studentëve (punëkërkuesve) dhe punëmarrësve (biznesi, administrata publike). Ajo synon të inkurajojë studentët për planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projketeve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me studentët.

Objektivi i QK është të mbështesë studentët dhe t’i përgatisë ata në përballjen me tregun e punës.

Qendra e Karrierës bashkëpunon me institucionet publike dhe private në qarkun e Korçës: me Drejtorinë Arsimore Rajonale, Bashkinë e Qytetit, Zyrën e Punës, banka dhe klinika mjekësore si dhe organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Ajo ndodhet në qendër të qytetit dhe kjo i mundëson kumunikim të plotë me  studentët e të gjitha fakulteteve. 

Ofron:

  • Këshillim
  • Orientim
  • Trajnim
  • Mbështeje

Shërbimet

  • Jep informacion për bursa, konferenca studentore dhe trajnime për studentët
  • U krijon studentëve mundësi  për punë vullnetare pranë QK
  • organizon seanca informuese me studentet per pozionet e lira ne sektorin privat dhe biznese
  • organizon seanca informuese me studentët.
  • organizon aktivitete dhe Panairin e Karrierës
  • organizon leksione të hapura mbi këshillimin e karrierës(pergatitja e CV, leter motivimi, paraqitja ne nje interviste pune, zhvillimi i lidership-it dhe iniciativave, etj)
  • mbeshtet studentet per iniciative sipermarje
  • ProfilVirtual -rrjet social qe ben te mundur lidhjen e studenteve me universitetin dhe bizneset
  • Krijimi dhe zhvillimi i marredhenieve me studentet qe kane perfunduar studimet (Alumni)

 

Adresa: Bulevard"Republika"   

Ish-Shtëpia e Ushtarakëve, kati i dytë   

Qendra e Karrierës

Universiteti "FanS.Noli" Korçë

studentcenter@yahoo.com

www.unkorce.edu.al

Tel: +35582254888

                  

sqAlbanian