Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ME QËLLIM PROMOVIMIN DHE MASIVIZIMIN E SPORIT TË SHAHUT UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI NJË SIMULTANE ME PJESËMARRJEN E STUDENTËVE, ALUMNIT DHE TË PEDAGOGËVE, SI DHE TË TË APASIONUARVE TË TJERË PAS KËTIJ SPORTI

Në datën 27 maj 2022, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi një simultane shahu me pjesëmarrjen e studentëve, alumnit dhe të pedagogëve, si dhe të të apasionuarve të tjerë pas sportit të shahut. Sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili qëllimi është promovimi dhe masivizimi i këtij sporti në qytetin e Korçës. Në çelje të veprimtarisë ai falënderoi pjesëmarrësit, Federatën Shqiptare të Shahut dhe Bashkinë Korçë për mbështetjen, duke u shprehur se Universiteti ynë vjen në këtë takim pas organizimit të Kupës “Vangjo Boboshtica” vitin e kaluar dhe aktualisht të Kampionatit “Korça luan shah”.

Takimin e përshëndeti më pas presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, z. Erald Dervishi. Ai përgëzoi Universitetin dhe veçanërisht zëvendësrektorin Adili për këtë organizim, duke e vlerësuar si një nismë që do të rizgjojë traditën e shahut në Korçë.

Kënaqësi që ndodhet në Korçë dhe në këtë veprimtari shprehu edhe zëvendëspresidentja e Federatës Botërore të Shahut, znj. Anastasia Sorokinasi, e cila tha se dëshiron ta shohë zhvillimin e shahut në Korçë në nivele sa më të larta pse jo edhe pjesëmarrëse në kompeticione ndërkombëtare.

Edhe kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo i vlerësoi organizime të tilla në zhvillimin e këtij sporti kaq të bukur, duke çmuar kontributin e veçantë të Universitetit në këtë drejtim. Ai siguroi se kjo nismë do të ketë mbështetjen e institucionit që ai drejton dhe me përpjekje të përbashkëta të ngrihet edhe klubi i shahut në qytetin tonë.

Më pas të pranishmit patën kënaqësinë të shohin një simultane shahu mes znj. Sorokinasi dhe pjesëmarrësve në këtë takim.

Leave a Reply

sqAlbanian