Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KËSHILLI STUDENTOR I UNIKO ZHVILLOI NJË TAKIM  PËR RREGULLOREN E RE TË ORGANIZIMIT DHE TË ZGJEDHJEVE TË KËSHILLAVE STUDENTORË

Në datën 9 qershor 2020, në mjediset e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit të Universitetit “Fan S. Noli”, studentët e Këshillit Studentor dhe përfaqësuesit e studentëve në Senatin Akademik zhvilluan një takim, ku diskutuan për draftin e rregullores së re të KS të hartuar nga Këshilli Studentor me ndihmën e QKA dhe Sektorit Juridik të UNIKO. Studentët dhanë ide dhe mendime për disa ndryshime, të cilat lidhen kryesisht me procesin zgjedhor të KS, që organizohet çdo dy vjet, si për këshillat studentorë të fakulteteve, ashtu dhe për ata në rang Universiteti. Ata vendosën që rregullorja e re t’i propozohet Senatit Akademik për miratim në fund të muajit qershor, pas rishikimit të këtij drafti, ku të reflektohen edhe ndryshimet e bëra. Zgjedhjet e reja për Këshillin Studentor do të zhvillohen në vitin akademik 2020-2021.

Leave a Reply

sqAlbanian