Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NJË TAKIM NË TË CILIN U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X, KU BËN PJESË EDHE UNIKO

29 Mars @ 8:00 am - 5:00 pm
Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

Në datën 14 tetor 2021, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një takim me stafin e departamentit të Gjuhëve të Huaja, qëllimi i të cilit ishte prezantimi i draft-strukturave të VCL-së në këtë Departament me qëllim mbledhjen e sugjerimeve në lidhje me përmirësime të mundshme në syllabuset e tyre. Zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre tha se ky takim zhvillohet në kuadër të Ditëve Erasmus në të cilat promovohen arritjet dhe çdo fazë bashkëpunimi që universitetet kanë në kuadër të këtij programi, ku është përfshirë edhe departamenti i Gjuhëve të Huaja i UNIKO. Ajo tha se VALEU-X është një projekt inovativ në krijimin e strukturave të mësimdhënies online, i cili synon të kualifikojë staf akademik, staf administrativ dhe studentë. Zëvendësrektorja bëri të ditura disa nga arritjet dhe pritshmëritë e këtij projekti, ku veçoi kualifikimin e studentëve; krijimin e qendrës së mësimdhënies virtuale, e cila mund të përdoret nga cilido fakultet i UNIKO; krijimin e dy kurseve pilot në nivel lokal dhe ndërkombëtar etj. Më pas pedagoget, dr. Erjola Qafzesi dhe dr. Dorela Kaçauni prezantuan më të detajuar mënyrën se si do të zhvillohen dy kurset pilot që do të hapen në kuadër të këtij projekti, kursi i përkthimit dhe kursi i programit të studimit “Master Profesional” në “Mësues i Gjuhës Angleze”.

Hollësi

Datë:
29 Mars
Kohë:
8:00 am - 5:00 pm