Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“SFIDAT E TREGUT TË PUNËS PËR REALIZIMIN E PRAKTIKAVE PROFESIONALE NË SISTEMIN E AGROBIZNESIT DHE SIGURISË USHQIMORE”-WORKSHOP NDËRKOMBËTAR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I AGROBIZNESIT, FAKULTETI I BUJQËSISË, NË KUADËR TË PROGRAMIT DUAL-KURRIKULA

Në datat 27 dhe 28 shtator 2022 në Fakultetin e Bujqësisë zhvilloi punimet tryeza e rrumbullakët me temë: “Sfidat e Tregut të Punës për Realizimin e Praktikave Profesionale në Sistemin e Agrobiznesit dhe Sigurisë Ushqimore” të organizuar nga Departamenti i Agrobiznesit i Fakultetit të Bujqësisë, i cili është i angazhuar në projektin Dual-Kurrikula.  Pedagogu, dr. Dorjan Marku në hapje të takmit u shpreh se qëllimi është shkëmbimi i përvojave me universitete evropiane, të cilat janë duke punuar me këtë program siç është Savonia University Of Applied Sciences dhe Nuertingen-Geislingen University. Përfaqësuesit e këtyre universiteteve ishin të pranishëm në takim së bashku me pedagogë e studiues të shkencave bujqësore nga qyteti i Korçës, Tiranës nga Kosova e më gjerë. Përvojat e ndara mes pjesëmarrësve do të vihen më pas në zbatim gjatë procesit mësimor me studentët që punojnë me kurrikulën DualAFS. Punimet e workshop-it i përshëndeti edhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre, e cila u ndal gjithashtu edhe në një prezantim të hollësishëm të veprimtarisë që zhvillon Universiteti dhe në veçanti për rëndësinë që ka zbatimi i kurrikulës Dual. Në kuadër të Dual-Kurrikula një përvojë të veçantë nga Finlanda solli në këtë takim edhe pedagogia, dr. Eneida Çifligu. Pedagogia, dr. Aldona Minga foli për përvojën e saj në Nuertingen-Geislingen University në lidhje me bashkëpunimin gjatë zhvillimit të modulit “Kontabilitet Drejtimi” me prof. Daniela Richer.

Gjithashtu, prof. Hannu Vitala zhvilloi një trajnim të veçantë me disa prej pjesëmarrësve në takim dhe të tjerëve online në lidhje me e-learning dhe klasat hibride.

Ditën e dytë të trajnimit e hapi dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero, i cili përshëndeti drejtuesit e institucioneve dhe bizneseve që operojnë në rajonin e Korçës dhe I ftoi ata të merrnin pjesë aktivisht në takim me mendimet dhe sugjerimet e tyre pasi ky fakultet i ka parë gjithmonë si bashkëpuntorët e tij më të mirë në zhvillimin e praktikave të studentëve dhe në mjaft raste edhe për punësimin e tyre. Po gjatë kësaj seance e mori fjalën edhe prof. dr. Myqerem Tafaj nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili paraqiti pjesën praktike të kurrikulave të programeve të studimit bachelor: “Zootekni dhe Siguri e Produkteve Blegtorale” & “Menaxhim Agrobiznesi”. Prezantimin e rezultateve dhe konkluzioneve të sondazhit mbi aftësitë më të kërkuara dhe ofertën e tregut të punës në Agrobiznes, Blegtori & Siguri Ushqimore e bëri pedagogu i Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Dorjan Marku.

Pjesëmarrësit në takim bënë më pas vizita në disa biznese të qytetit, si: “Birra Korça” dhe “Tona-Company”për të parë nga afër punën në to.

Në fund të takimeve pati edhe mjaft diskutime në lidhje me kurrikulën e përfshirë në programin DualAFS.

Leave a Reply

en_USEnglish