Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

LAJMËRIM PËR STUDENTËT

  • Lajmërohen studentët e ciklit të parë të studimeve, forma e studimit me kohë të plotë, të cilët nuk kanë paraqitur dokumente brenda datës 27.12.2018, se afati përfundimtar për paraqitjen nga ana e tyre, të dokumentacionit vërtetues për statusin ligjor për përjashtimin nga tarifa e studimit sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 269, datë 29.03. 2017, të ndryshuar, është  data 28.01.2019.
  • Lajmërohen studentët e ciklit të dytë të studimeve, të cilët janë të interesuar për të paraqitur dokumente, me qëllim uljen e tarifës vjetore të studimit në masën 50 %, se afati përfundimtar për paraqitjen nga ana e tyre, të dokumentacionit vërtetues për statusin ligjor për këtë përfitim sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 780, datë 26.12.2018, është data 28.01.2019.
  • Lajmërohen studentët e vitit të dytë dhe të tretë, të ciklit të parë të studimeve, forma e studimit me kohë të plotë, se afati përfundimtar për paraqitjen nga ana e tyre, të dokumentacionit vërtetues për statusin ligjor për përfitimin e bursës sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 903, datë 21.12.2016, të ndryshuar, të jetë data 28.01.2019.
  • Lajmërohen të gjithë studentët e vitit të kaluar me notë mesatare 9-10  dhe që përfitojnë nga heqja e shumës 10.000 lekë të tarifës së shkollimit, se ndryshimet në librezën e studimeve online për tarifën e studimit do të bëhen pas datës 31 janar 2019, pas marrjes së vendimit nga Bordi i Administrimit.

Leave a Reply

en_USEnglish