Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKIPI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MERR PJESË NË LOJËRAT EVROPIANE UNIVERSITARE QË PO ZHVILLOHEN NË LODZ TË POLONISË

Në datën 19 korrik 2022, ekipi i volejbollit të vajzave i Universitetit “Fan S. Noli” ”rrëmbeu” fitoren e parë në Lojërat Evropiane Universitare, në Lodz, Poloni, 2022, duke mundur me rezultatin 3-2 me sete, Universitetin e Beogradit, Serbi.

Një fitore vërtet mbreslënëse e vajzave, duke patur parasysh se Universiteti i Beogradit ka rreth 90,000 studentë.

Rezultatet e deritanishme janë:

Universiteti “Fan S. Noli”-Universiteti i Venecias 0-3,

Universiteti “Fan S. Noli”-Universiteti Teknologjik i Lodzit 2-3,

Universiteti “Fan S. Noli”-Universiteti i Beogradit 3-2.

Fitorja e radhës ishte me Universitetin e Oslos, Norvegji me rezultatin 3-1 për Universitetin “Fan S. Noli”.

Urime vajzave dhe stafit në këtë përfaqësim donjitoz të ekipit dhe Universitetit tonë.

Leave a Reply

en_USEnglish