U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TAKIMI HAPËS I PROJEKTIT “FORCIMI I INTEGRITETIT DHE KULTURËS ETIKE NË ARSIMIN E LARTË RAJONAL” (SINCERE)

Në datat 26-27 nëntor 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, në prani të përfaqësuesve të institucioneve partnere, u zhvillua takimi hapës i projektit “Forcimi i Integritetit dhe Kulturës Etike në Arsimin e Lartë Rajonal” – SINCERE. Ky ishte takimi hapës i projektit, në të cilin universiteti ynë, si koordinator për herë të parë i një konsorciumi ndërkombëtar, synoi t’u siguronte partnerëve një qasje të njëjtë dhe të qartë mbi objektivat, planin e punës, përgjegjësitë dhe procedurat që do të udhëheqin zbatimin e tij gjatë gjithë periudhës së projektit.
Në ditën e parë të takimit, koordinatorja e projektit, dr. Erinda Papa, përshëndeti përfaqësuesit e institucioneve partnere, si ata të pranishëm në Korçë ashtu edhe pjesëmarrësit që ndoqën aktivitetin online. Më pas morën fjalën dekania e FEF-së, prof. as. dr. Jonela Spaho, dhe rektori i universitetit, prof. dr. Lorenc Ekonomi. Rektori theksoi se arsimi i lartë në rajon po kalon një periudhë ndryshimesh të thella, të cilat kërkojnë politika të qarta, procedura të konsoliduara dhe një kulturë të fortë etike. Ai nënvizoi se dukuri si plagjiatura, përdorimi i gabuar i teknologjive digjitale, qasja e pasaktë ndaj inteligjencës artificiale apo boshllëqet në politikat institucionale nuk janë më raste të izoluara, por faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e diplomave, besimin e publikut dhe imazhin e universiteteve si institucione që formojnë qytetarë dhe profesionistë të përgjegjshëm.
Në këtë kontekst, projekti SINCERE paraqitet si një nismë e domosdoshme, që synon ngritjen e një arkitekture të qëndrueshme të integritetit akademik, të mbështetur në dokumente të qarta, procedura funksionale, trajnimet përkatëse, mjete digjitale dhe një kuadër rajonal bashkëpunimi, por mbi të gjitha në forcimin e kulturës etike brenda universiteteve.
Gjatë takimit, partnerët prezantuan profilin, misionin dhe fushat e tyre të ekspertizës, duke krijuar një panoramë të plotë të kapaciteteve dhe kontributeve që secili prej tyre sjell në konsorcium. Kjo seancë ndihmoi në kuptimin më të mirë të realiteteve institucionale në Shqipëri, Kosovë, Rumani, Poloni, Serbi dhe Hungari (partner i asociuar), si dhe forcoi një atmosferë bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë.
Në vijim, koordinatorja Papa prezantoi në detaje strukturën, qasjen dhe pritshmëritë e projektit SINCERE, duke sqaruar mënyrën e organizimit, afatet dhe rezultatet e synuara.
Takimi dyditor u përmbyll me një diskutim të hapur, ku partnerët përmblodhën rezultatet e punës së përbashkët, konfirmuan angazhimet e tyre dhe përcaktuan hapat që do të ndiqen në vijim.
Previous Post
“PËRGJEGJËSIA NË SHKELJET E KONKURRENCËS NË SHQIPËRI”-TRAJNIM ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË
Next Post
SHKENCAT VETERINARE ISHIN NË FOKUS TË NJË TRAJNIMI TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË NGA URDHRI I MJEKUT VETERINAR SHQIPTAR

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right