Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Botime ne FSHNH

Botime ne FSHNH

Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi aktivitetesh të cilat janë bashkëshoqëruar edhe me botime, si më poshtë:

  • Simpozium Shkencor  me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”, ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri, (Tiranë).
  • Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë  simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.

  • Simpoziumi shkencor kushtuar "Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases" ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.
  • Seminar me temë: "Roli dhe rendesia e filozofise ne ditet e sotme" mbajtur në  datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.

Stafi akademik i FSHNH-së ka qënë mjaft aktiv në pjesëmarrje me referime dhe prezantime në konferenca të organizuara në Fakultetet e Universitetit të Korçës, por dhe në konferenca të zhvilluara brenda dhe  jashtë vendit.

sqAlbanian